Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

vip3

VIP
Te bukur, por te mallkuar. Kane qene te pafat 12 prej VIP-ave te njohur, jo vetem nga kinemaja e muzika, qe jane ndare tragjikisht nga jeta. 1. Brandon Lee, djali i legjendarit Bruce Lee, vdiq gjate xhirimeve te filmit "Korbi", nje film qe me pas i dhuroi nje fame te jashtezakonshme. Plumbat e skenes me pistolete i rane ne trup, ku dhe humbi jeten ne moshen 28 vjecare. 2. Pas tij vjen Bob Marley, simboli i muzikes rege, qe vdiq nga kanceri ne moshen 36 vjecare. 3. Steve Irwin, gjuetari i krokodileve, shume i apasionuar pas kafsheve dhe i njohur si dokumentaristi australian, vdiq me 4 shtator te vitit 2006 pikerisht nga zvarraniket e rrezikshem. 4. Ruslana Korshunova, modelja 28 vjecare e cila u nda nga jeta pak dite me pare pasi u hodh nga dritarja e nje ndertese ne Manhatan. 5. Princesha Diana, bashkeshortja e pare e princit Carls te Anglise, vdiq ne vitin 1997 si pasoje e nje aksidenti tragjik. 6. Kurt Kobaine, kengetari i grupit Nirvana, vuante nga depresioni qe e coi ne moshen 27 vjecare te vetevritej me nje te shtene pushke ne koke. 7. Nje prej vdekjeve me te bujshme te historise eshte ajo e John Lennon. Lideri i grupit "Beatles" u vra ne dhjetor te vitit 1980 nga fansi i tij Mark David Chapman. 8. John Belushi, aktori dhe ylli i programit "Saturday Night Live", vdiq nga overdoza ne moshen 33 vjecare ne vitin 1982. 9. Jimi Hendrix, kitaristi u gjet i vdekur ne nje hotel ne Londer ne shtator te vitit 1970, ne moshen 28 vjecare. 10. Heath Ledger, aktori australian u gjet i vdekur ne nje apartament ne Manhatan, si pasoje e nje overdoze ilacesh. 11. Elvis Presley, mbreti i rock&roll, u gjet i vdekur nga infarkti ne zemer ne moshen 42 vjecare ne gusht te viti 1977. 12. Marilyn Monroe, ylli i kinematografise boterore, endrra e ndaluar per miliona te apasionuar pas kinemase, vdiq me 5 gusht 1962, ne moshen 36 vjecare.