Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Hi tech


Lap topi i pare tredimensional nga LG
http://www.laptopviews.com/assets/lg-xnote-e300-laptop.jpg
Prodhuesi korean ka ofruar laptopin e tij të parë i cili ka mundësi të paraqitjes së pamjes tredimensionale, e në treg arrin qysh muajin e ardhshëm.

Edhe kompania LG ka filluar me integrimin e teknologjisë për 3D në laptopët e vet. Me shenjën dalluese të modelit R590, laptopi vjen me ekran të diagonales prej 15.6 inçësh, derisa ai është i bazuar në platformën Calpella të Intel.

 

Nokia ne kerkim te nje drejtori te ri!
http://www.techfresh.net/wp-content/uploads/2006/10/nokia_aeon_concept-2.jpg
Nokia është tani duke kërkuar për një zëvendësim për drejtorin e saj aktual, mësohet të ketë thënë një burim i brendshëm i Wall Street Journal.

Burimet e gazetës së njohur WSJ nuk kishin shumë detaje, por lanë të kuptohet se kompania ua ka vënë veshin ankesave nga aksionarët të cilat thonë se kreu i kompanisë, Olli-Pekka Kallasvuo duhet të japë dorëheqje.Thuhet se ekzekutivët e kompanisë janë duke u përgatitur të bëjnë "ndryshime serioze " dhe “mund të detyrojë një veprim” deri në fund të korrikut.

Një drejtor ekzekutiv i një "firme të madhe amerikane të teknologjisë” supozohet se i është ofruar kompanisë, por i njëjti refuzoi këtë propozim, pasi që ai nuk dëshiron të shkojë në selinë e Nokia’s Espoo, në Finlandë.  Lidhur me këto të thëna, Nokia nuk pranoi të komentojë.

 

Shpikesit u vjen keq vetem per nje gje!http://dragonartz.files.wordpress.com/2008/10/_vector-http-preview2-by-dragonart.png?w=495&h=495 Tim Berners-Lee, njeriu që merr zakonisht meritat për shpikjen e rrjetit mbarë botëror, pyetet nëse kishte diçka që nëse do i jepej mundësia ta ribënte, do ta bënte ndryshe? Ndonjë keqardhje?
Z. Berners-Lee buzëqesh dhe pranoi se mund të bënte një ndryshim – një të vogël fare. Ai do të hiqte qafe vijat e pjerrëta çift “//” që vihen pas “http:” në adresat ueb.
Vijat e pjerrëta çift (double slash), edhe pse një traditë programimi në atë kohë, dolën më vonë jo realisht të domosdoshme, shpjegoi z. Berners-Lee. Vështroni gjithë ato letra dhe pemë, tha ai, që do të ishin kursyer nëse njerëzve nuk do t’u duhej të shkruanin apo printonin ato vija të pjerrëta në letër për vite me radhë – pa përmendur punën njerëzore dhe kohën e harxhuar për t’i shtypur ato taste panumërt miliona herë në kutitë e adresës së shfletuesve. (Shfletuesit e sotëm, sigurisht, automatikisht e mbushin hyrjen “http://” kur një përdorues shkruan një adresë uebi.)

  

Televizori demton intelektin tek femijetTelevizori dëmton intelektin e fëmijëve Sa më shumë televizor të shikojnë, aq më të mëdha janë gjasat që të vegjlit të shkojnë keq në shkollë dhe të mos kenë shëndet të mirë në moshën 10 vjec. Kështu thotë një studim i kryer tek 1300 fëmijë nga universitetet e Miciganit dhe Montrealit, sipas të cilit pasojat negative janë verifikuar tek fëmijët e rritur.
Sipas studimit, performanca në shkollë e fëmijëve ka qenë shumë e keqe dhe konsumimi i ushqimeve të këqija i lartë.
Ekspertët u sugjerojnë prindërve që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të shohin programe me cilësi të lartë.

 

Bing vazhdon rritjen deri ne 22%image Makina e kërkimit i kompanisë Microsoft, e quajtur Bing sipas të dhënave të muajit gtusht, ka pasur rritjen më të madhe në treg, duke e rritur pjesëmarrjes e saj në treg me 22 për qind në krahasim me muajin korrik, ka deklaruar kompania amerikane për kërkime të tregut, Nielsen. Kjo rritje është ngritur në “llogari” të faqes së kërkimit online të kompanisë Yahoo, përderisa përqindja e makinës më të madhe të kërkimit në botë, Google ka mbetur e njëjtë. Sipas të dhënave të Nielsen për muajin gusht, pjesa e tregut të makinës Bing ka qenë 10,7 për qind, kështu që makina e Microsoft është pozicionuar si makina e tretë e kërkimit në internet, pas Yahoo’së e cila mban 16 për qind dhe makinës së kërkimit Google e cila ka 64.6 për qind të tregut. Shumë analistë thonë se kjo rritje e Bing ka qenë pak më shumë se sa është parashikuar, ndërsa e njëjta i ka kushtuar kompanisë Microsoft, rreth 100 milion dollarë investime. Ndërkohë që ky investim po tregohet i suksesshëm pasi që po shënon rritje çdo muaj.

 

Google pergatit motorrin e kerkimit me te ri.http://www.personal.psu.edu/esc10/blogs/E-Tech/google-2001.png Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.

 

Askush s'do te paguante per Twinter
Në një hulumtim të ri, studiuesit zbuluan se gjysma e të gjithë amerikanëve të anketuar e kanë provuar një aplikacion falas në ueb, të ngjashëm me Twitter, ndërsa zero për qind e tyre do të ishin të gatshëm të paguajnë për të përdorur Twitter ose një shërbim të ngjashëm me të.

Kjo mund të jetë lajm i keq për të gjithë ata që mendojnë të fillojnë një biznes duke krijuar një rrjet social, e të cilët si strategji kryesore për të arritur deri tek të hyrat e biznesit i kanë abonimet me pagesë, të cilat do t’i merrnin nga përdoruesit.Ky zbulim është bërë nga Shkolla për Komunikim dhe Gazetari - USC Annenberg, një studim që ndjek sjelljet e mediave dhe rrjeteve sociale online, për nëntë vitet e fundit."Studimi ka gjetur ekstreme që kanë prodhuar përgjigje të tilla si, zero për qind e njerëzve në internet janë të gatshëm të paguajnë për ndonjë gjë, të cilën ata tashmë e marrin gratis" tha Jeffrey I. Cole, drejtori i Shkollës Annenberg, përkatësisht i njësisë - Center for the Digital Future.

"Konsumatorët vërtetë dëshirojnë përmbajtje falas dhe pa reklama" thotë Cole, "por në fund të fundit ata e kuptojnë se përmbajtja duhet të paguhet në një mënyrë ose tjetër."

 

Nuk ka me Iphone te koduara
Autoritetet amerikane të kontrollit të tregut dhe konkurrencës e kanë aprovuar ligjin për zhbllokimin e telefonave mobil.

Me këtë vendim, prodhuesi i iPhone, kompania Apple e ka humbur ekskluzivitetin e lidhjes së telefonit me ndonjë operator të caktuar, e që në rastin e Shteteve të Bashkuara ajo është lidhur me kompaninë AT&T, raporton Reuters.Gjithashtu, agjencioni qeveritar amerikan thotë se në treg nuk guxon të ketë kufizime gjatë blerjes së ndonjë aplikacioni, që në rastin e Apple mund të blihet vetëm në dyqanet e saj, të njohura si Apple Store.Ky agjencion thotë se konsumatorët duhet të kenë zgjidhje më të mëdha, gjatë blerjes. Edhe pse ky lajm ende nuk është komentuar, Apple ka paralajmëruar se modeli i fundit i telefonit të saj, iPhone 4, tani është në dispozicion edhe në 17 vende të ndryshme të botës.

Deri në muajin shtator, telefoni i ri i Apple do të duhej të jetë prezent në 88 vende të ndryshme të botës, edhe pse në këtë kohë blerja e iPhone 4 është një vendim paksa i ngutshëm duke marrë parasysh problemet e këtij telefoni me pranimin e thirrjeve.

 

Degjues te cilat njekohsisht jan dhe vathehttp://www.telefonino.net/new_files/images/global/Auricolare-Bluetooth-Gold-Metal_37333_1.jpg Sony ka lansuar linjën e re të dëgjueseve të emëruar PIIQ. Pjesa më interesante e kësaj serie janë modelet Qlasp të cilat mund të ngjiten për vesh dhe t’i mundësojnë përdoruesit të ecin lirshëm dhe të merren me aktivitete sportive.

Sony është prodhues i cili është shumë i pranishëm në industrinë audio që një kohë të gjatë. Me modelet e saj të ndryshme të dëgjueseve kjo kompani është vazhdimisht në treg, por nuk ka kujtohet të kemi parë modele si këto më herët.Serinë e dëgjueseve me ngjyra të gjalla Sony e ka emëruar PIIQ, derisa ato mund të blihen në tri forma: në atë miniaturale që vendosen në vesh, në madhësi të plotë që vendosen rreth kokës dhe në formën e cila nënkupton të vendosen në vesh dhe me kapëse për vesh. Modeli i fundit në i sipërpërmendur bart Qlasp dhe është më inovativi në mesin e kësaj serie.

 

Lenovo:Probleme me baterine.http://www.biosonline.com.ar/site/components/com_virtuemart/shop_image/product/BATERIA_LENOVO_3_4b5df87c67c57.jpg Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.

Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.
Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë, nuk ofron mundësinë e mbushjes dhe vazhdimisht ka kapacitet të vogël apo rënie të përnjëhershme të kapacitetit. Problemi e paraqet baterinë sikur të ishte në fund të jetëgjatësisë së saj, derisa ai përfshin modelet ThinkPad T60, T61, R60, R61, X60 e X61.