Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Sport


 
SPORT



Arkiv Diego Milito lojtari me i mir i Uefa's.

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka fituar
çmimin e futbollistit më të mirë të UEFA-s
për gara të klubeve, në ceremoninë e mba-
-jtur të enjten mbrëma në Monaco.
Sulmuesi
argjentinas këtë çmim e fitoi pasi me dy golat e
tij i siguroi Interit fitoren në finalen e Ligës së

Kampionëve kundër Bayern Munchenit. "Jam shumë i nderuar për këtë çmim. Mbi të
gjitha falënderoj pronarin e Interit, Massimo Morattin dhe bashkëlojtarët që më
ndihmuan", tha shkurt Milito. Ai gjithashtu ftoi shpërblimin për sulmuesin më të mirë
të UEFA-s për garat e klubeve. Ndërsa çmime këtë mbrëmje fituan edhe tre futbollistët
tjerë të Interit. Julio Cesar u shpall gardiani më i mirë, Douglas Maicon mbrojtësi më i
mirë, ndërsa Wesley Sneijder mori çmimin për mesfushorin më të mirë të vitit.
SPORT

Barcelona transferon Maskeranon.

Më në fund është mësuar destinacioni përfu-
-ndimtar i mesfushorit argjentinas. Havier
Maskerano do të veshë fanellën e Barcelonës
sezonin e ardhshëm.

Barcelona nëpërmjet faqes zyrtare të klubit ka
bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Liverpulin, për transferimin e Maskeranos.
“FC Barcelona dhe Liverpool CF kanë arritur marrëveshje për transferimin e Havier
Maskerano për katër sezonet e ardhshme. Maskerano do të arrijë në Barcelona
këtë vikend”,- është shkruar në deklaratën e klubit katalanas.
Marrëveshja mes klubit katalanas dhe klubit anglez për transferimin e mesfushorit
26-vjeçar, kap shumën e 22 milionë eurove.
SPORT
Arkiv Barcelona borxh 552 milion euro.
Siç njofton Sport, zëvëndëspresidenti i
Barcelonës për financa, Javier Faus, ka
bërë të ditur se klubi katalanas ka pasur
humbje prej 77.1 milionë euro sezonin e
kaluar, në krahasim me përfitimin neto
prej 11.1 milionë euro para sezonit të kaluar.

Këtu kemi të bëjmë me një diferencë prej 88 milionë euro, përkundër faktit se
Barcelona ka marrë kredi kohë më parë. Në total, borxhi i Barcelonës kap shifrën e
442 milionë euro neto, ndërsa borxhi bruto është 552 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse këto probleme financiare të Barcelonës do të ndikojnë në
tregun e transferimeve dhe madje këtë do ta shohim shumë shpejtë, pasi që Barcelona
do të tentoj ta transferojë Fabregasin, në njërën prej sagave më të gjata të transferim-
-eve që është parë ndonjëherë.
SPORT
Arkiv Allegri deshiron ti mbaje Gatusson dhe
Ronaldinhon.


Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri,
thotë se ai dëshiron t’i mbajë në San Siro dy
lojtarët Rino Gattuso dhe Ronaldinho.

Ish-trajneri i Cagliarit, Allegri, llogarit në shërbimet
e të dy lojtarëve për sezonin e ri.
“Derisa Ronaldinho dhe Gattuso janë lojtarë të Milanit, atëherë unë do të llogaris në
ta. Do të jem i lumtur nëse ata qëndrojnë“.“Ronaldinho ka aftësi të shkëlqyeshme
teknike, të tilla që nuk mund t’i gjeni askund tjetër në botë“, ka thënë Allegri.


SPORT
Arkiv  Pato:Milani mund ta fitoje Ch.League.

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, synon
që të fitojë shumë tituj sezonin e ardhshëm,
pasi që ka deklaruar në njëfarë mënyre se
rivali Inter nuk do të jetë ndonjë pengesë e
madhe për t’u tejkaluar.

“Unë jam i gatshëm. Këtë vit unë dua të luaj mirë dhe para së gjithash të fitoj. Me
trajnerin e ri, ne mund ta fitojmë kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve”,
theksoi Pato.

Ende nuk dihet nëse Milani do të ketë ‘artilerinë’ e nevojshme për të kërkuar trofeun
e më të mirit të Evropës, nëse marrim parasysh se ka paqartësi rreth të ardhmes
së Ronaldinhos.
SPORT

Arkiv Ribery dhe Benzema ne hetuesi

Janë në hetuesi në Paris dhe po merren në pyetje
në lidhje me prostitucionin minoren.
Bëhet fjalë për dy futbollistët francezë Karim Benze-
-ma e Franck Ribéry. Lajmin e bën të ditur radio
RTL, duke cituar burime pranë hetuesisë.

Të dy futbollistët janë të akuzuar se kanë kryer rap-
-orte seksuale me një vajzë të re minorene, por e kanë mohuar se ishin në dijeni të
moshës së saj reale.Ndërkohë për policinë ajo ka thënë se e ka deklaruar moshën e
saj reale.

Skandali shpërtheu tre muaj më parë dhe u përfshi edhe një futbollist tjetër i kombëtares
franceze. Nëse shpallen fajtorë Benzema dhe Ribery rrezikojnë një dënim deri në 3
vjet dhe 45 mijë euro gjobë.