Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Vip

 
VIP


 

Michael Jackson dhe Fredi Merkuri Mund të ishte disku më i bukur i historisë, por mbreti i pop-it dhe Fredi Mërkuri nuk arritën ta përfundonin. Ja prapaskenat e ditës kur dy legjendat e muzikës kënduan së bashku "Dukeshin si dy fëmijë në një kënd lojërash: t‘i shihje bashkë në studion e regjistrimit, ishte një spektakël i mrekullueshëm. spektakel koti Flisnin me duar e me këmbë, i drejtonin duart nga qielli dhe shkriheshin së qeshuri kur njëri prej tyre ngatërronte ndonjë notë". Keta te dy ishin...

  

P.Diddy:Nuk kam soke te vertete
http://image3.examiner.com/images/blog/EXID12201/images/p_diddy.jpg
Puff Diddy ka thënë se atij i pëlqen të shfrytëzojë Twitter pasi kjo endihmon atij të ruajë kontaktin me fansat e tij. Reperi ka thënë për “Daily Star” se kjo faqe e internetit shpesh zëvendëson shoqërinë e tij, pasi ai mundohet shumë për të pasur shokë të vërtetë.


“Twitter më jep rastin së paku të kem një lloj kontakti ndërveprues human. Vërtet nuk kam shumë miq. “Nuk kam miq pasi punoj shumë, dhe meqë punoj shumë nuk kam miq të mirë. Miqtë duhen të jenë aty gjithmonë për ju”, ka thënë Diddy.

 

Lohan,nis burgimi 3 mujor
Lohan, sot nis burgimi 3 mujor
Lindsay Lohan do hyjë në burgun e Lynwood të Los Angeles pasi u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykatësja pasi u kap e dehur në timon. Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë. Aktorja 24 vjecare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverly Hills pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë.
Në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, Lohan do marrë pjesë në xhirimet e filmit për pornostaren Linda Lovelace.

 

Anderson:Nuk jam e varfer
Pamela Anderson ka mohuar spekulimet se ajo është shumë pranë falimentimit pas problemeve financiare, duke këmbëngulur se ajo ka mbi vete një numër pronash në SHBA dhe Kanada.

Administrata Tatimore e Kalifornisë kohë më parë kishte publikuar borxhlinjtë më të mëdhenj dhe një ndër emrat kryesorë ishte edhe Pamela Anderson që i ka borxh shtetit rreth 500 mijë dollar. Megjithatë, bukuroshja thotë se ajo është larg prej të qenurit e varfër, pasi që ajo ka blerë një numër shtëpish sa ishte duke fituar miliona.

“Unë kam një shtëpi të bukur në Kanada, nëntë shtëpi të vogla të cilat po i ndërtoj në Ishullin Vancouver dhe një dyqan përballë. Nga këtu do të vijnë të ardhurat e mia. Mendoj se do të jem larg Los Angelesit për një kohë. Unë jam duke e ndërtuar shtëpinë time në Malibu që katër vite dhe ajo ende nuk ka përfunduar”, deklaroi Anderson për Daily Mirror.

 

Al pacino;Kam shitur trupin tim per te mbijetuar.
http://plotek.files.wordpress.com/2009/03/al-pacino.jpg
Legjenda hollivudiane Al Pacino e ka shitur trupin e tij për ushqim dhe kulm mbi kokë gjatë kohës kur kishte jetuar në Sicili.

Ylli i filmit “The Godfather” ka kaluar një pjesë të kohës në vendlindjen e tij në vitin 1960, pasi ishte larguar nga shkolla për të ndjekur ëndrrën e tij hollivudiane. Ai e kishte pasur të vështirë të siguronte vendbanim dhe ushqim gjatë udhëtimeve të tij, kështu që kishte vendosur ta ofrojë trupin e tij si shkëmbim.
“Në moshën 20-vjeçare, kam jetuar në Sicili duke shitur vlerën e vetme që kisha-trupin tim. Një femër më e moshuar më ofronte ushqim dhe strehë për seks. Zgjohesha në mëngjes, dhe nuk më pëlqente vetja për këtë gjë”, ka shpjeguar aktori.

 

Rihanna Keshillon vajzat, mos mbani djetehttp://www.femerore.com/wp-content/uploads/2009/02/rihanna.jpg Rihanna ka këshilluar vajzat e reja që të mos mbajnë dieta drastike për të arritur formësimin e trupit të një modeleje, duke insistuar, se ‘pesha zero’, nuk është e nevojshme për trupin e aq më pak e shëndetshme.

22- vjeçarja, që është e njohur për figurën e saj permanente dhe sensin e stilit të saj, brengoset se industria e modës, është duke i detyruar vajzat të mbajnë një qëndrim jo të shëndetshëm, duke bërë që ato të mbajnë dieta drastike.“Nuk duhet të jeni nën presionin e të qenit e hollë nga industria e modës, sepse ata duan modele të cilat janë manekine njerëzore. Ata e dinë, që kur ne e shohim një kukull në ndonjë dyqan, veshja në të na pëlqen dhe ne e blejmë, pa marrë parasysh peshën tonë. Kjo është arsyeja pse ata dëshirojnë modele me ‘peshë zero’, ata dëshirojnë t’i shesin rrobat”.

“Ju duhet të kujtoheni se nuk është praktike ose e mundshme që një femër e zakonshme të duket ashtu. ‘Pesha zero’ është një karrierë më vete, kështu që ne nuk duhet ta provojmë atë. Nuk është realiste dhe e shëndetshme”, tha Rihanna për revistën You.

 

Obama-Michelle,pervjetor ne restorant modest.
http://z.about.com/d/accessories/1/0/3/I/-/-/barack-obama-michelle-obama.jpg
Presidenti Amerikan, Barak Obama ka treguar se perhere e gjen pak kohe per jeten e tij private.

Disa jave me pare ai la me goje hapur nje shites pasi iu shfaq papritur ne banak, i veshur sportiv, ndersa te shpeshta jane edhe shetitjet e apo lojerat me vajzat e tij. Kete here, kreu i Shtepise se Bardhe ka menduar edhe per bashkeshorten, Michelle Obama, me te cilen ka festuar 17 vjetorin e marteses.
Cifti presidencial nuk ka dale jashte kryeqytetit per te festuar kete pervjetor. Ata jane mjaftuar me nje darken e “Blueduck Tavern”, nje restorant ne West End mes “Dupont Circle” dhe “Georgetown”. Darka mbaroi ne oren 21:15, ndersa restoranti ne fjale pasqyron shpirtin dhe jeten e thjeshte te familjes me te njohur amerikane pasi cmimet nuk jane shume te kripura.

 

Stone pozon nudo.http://www.ruggedelegantliving.com/a/images/Sharon.Stone.Ageless.2005.jpg Sharon Stone nuk njeh moshë, pasi aktorja ka pozuar lakuriqe për një revistë franceze.

Ylli i filit “Casino”, thuhet se ka vendosur të veshë vetëm një korse të zezë seksi dhe take me lidhëse për fotografitë e reja të saj.

“A ka ndonjë moshë kur duhet të ndaloni të bëni gjëra të caktuara, si për shembull të tregoni trupin? Ato fotografi nuk janë asgjë më shumë se sa unë vetë. Jeta ime nuk ka ndryshuar në moshën 50-vjeçare. Unë nuk e ndryshoj”, ka thënë aktorja.

 

Rihanna ka ndjesi per hitin me Eminem. Dueti që është duke kryesuar toplistat botërore, “Love The Way You Lie” i Rihannas dhe Eminemit, ka bërë që këngëtarja ta gjejë veten te kënga në fjalë, për arsye se hiti flet për një histori dashurie abuzive.

Rihanna ka pranuar se ajo e ka gjetur veten te kjo këngë, për arsye se asaj i kujtohet koha kur e kishte abuzuar Chris Brown, tematikë e cila trajtohet në këngën “Love The Way You Lie”.

“Është diçka që, kur e dini dhe kur që të dy e keni përjetuar…në anë të kundërta, ka përfundime të ndryshime. Eminemi ka pasur një histori mjaft të dhimbshme dhe e kam ditur se ai nuk do ta lë pa krijuar diçka. Unë e kam ditur se nëse ai më fton, ka të bëjë diçka rreth kësaj. Teksti ishte aq i thellë, aq i bukur dhe i fuqishëm. Është diçka që e kuptova…diçka me të cilën jam e lidhur”, tha Rihanna.

 

Foxx:Gibson te kthehet ne vete! Jamie Foxx i ka dërguar një mesazh të qartë legjendës së turpëruar të Hollywoodit, Mel Gibson, duke i thënë se duhet t’i rregullojë gjërat.

Foxx ka pranuar se ai është mes shumë fansave të Gibson që janë të hidhëruar nga përmbajtja e një incizimi ku Gibson ofendon edhe të zinjtë dhe çifutët.

“Është vështirë kur dëgjon mesazhe të tilla nga Mel Gibson... Është rëndë për të zinjtë, është rëndë për çifutët. Unë ende e dua punën e tij... Ai vetëm se duhet t’i rregullojë gjërat”, ka thënë Foxx për Entertainment Tonight.