Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Lifestyle

 LIFESTYLE

Qumesht per trup me te mire.

Gratë të cilat konsumojnë dy gota të mëdha qumësht në ditë pas stërvitjeve të cilat përfshijnë ngritjen e peshave, zhvillojnë masë më të madhe të muskujve dhe humbin më shumë ind yndyror krahasuar me gratë të cilat konsumojnë pije energjetike me bazë sheqeri, bëjnë të ditur studimet e reja të shkencëtarëve kanadezë.

Ngritja e peshave nuk është një ushtrim tipik për femra, por megjithatë është shumë e dobishme për shëndetin pasi shton fuqinë, forcon eshtrat, muskujt dhe metabolizmin në një mënyrë të cilën llojet tjera të ushtrimeve nuk mund ta arrijnë, bëjnë të ditur autorët e studimit.Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të mëhershme, shkencëtarët edhe kanë pritur një rritje më të madhe të masës muskulore te femrat të cilat vazhdimisht janë stërvitur dhe që vazhdimisht kanë konsumuar qumësht, por janë befasuar me sasinë e indit yndyror të humbur.

Femrat shpesh shmangin produktet e qumështit duke llogaritur se këto shkaktojnë trashje, por ky hulumtim pohon se ngritja e rregullt e peshave dhe konsumimi i përditshëm i qumështit, ndihmon femrat të kenë një ndërtim dhe përbërje më të mirë të trupit
http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt_origjinale/qumesht_per_nje_gjume_me_te_mi.jpg
Festek per zemer te forte

Sipas rezultateve të një studimi të ri, konsumimi i fëstëkut mund të përmirësojë nivelin e antioksiduesve në gjakun e personave të moshuar, të cilët kanë kolesterol të rritur.

Përdorimi i përditshëm i fëstëkut, në sasi prej 40 deri në 85 gram, mund të përmirësojë nivelin e beta-karotenit, luteinës dhe γ – tokoferolit në gjak.Po ashtu, personat e eksperimentuar të cilët kanë ngrënë fëstëk kanë pasur nivel më të ulët të LDL-kolesterolit të oksiduar në gjak në krahasim me personat që nuk kanë konsumuar fëstëk. LDL-kolesteroli i oksiduar lidhet me proceset e inflamacionit dhe krijimit të shtresave të forta në enët e gjakut.

Autorët thonë se rezultatet e studimit të tyre tregojnë se ushqimi që mbron zemrën dhe enët e gjakut, dhe përfshin edhe fëstëkun, çon deri te nivelet më të ulëta të LDL-kolesterolit, kryesisht përmes mekanizmit të uljes së kolesterolit të përgjithshëm, por edhe për shkak të dobive tjera shtesë siç është rritja e nivelit të antioksiduesve në gjak.
http://kadinlarsitesi.info/wp-content/uploads/F%C4%B1st%C4%B1k.jpg

Sa me shume seks,aq me pak semundje.

Më shumë seks, më pak sëmundje Dy herë në javë marrëdhënie seksuale, do të thotë 50% rrezik më i vogël për infarkt të zemrës.Një studim i realizuar te 1.000 meshkuj amerikanë, ka treguar se meshkujt të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale dy herë në javë janë më pak të rrezikuar për të pasur sulm në zemër, në krahasim me ata të cilët bëjnë seks vetëm njëherë në muaj- shkruan Daily Telegraph. Po ashtu, është vërtetuar se meshkujt të cilët kanë dëshirë të shtuar për seks janë më të shëndoshë, ndërsa më interesantja është se pikërisht këta meshkuj kanë lidhje stabile. Me fjalë të tjera, meshkujt në lidhje stabile kanë stres më të vogël, se ata të cilët nuk janë në një lidhje të qëndrueshme. I njëjti studim ka treguar se meshkujt të cilët ejakulojnë qoftë gjatë marrëdhënies seksuale apo masturbimit, janë shumë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës. Rezultatet e publikuara në revistën American Journal of Cardiology, kanë treguar po ashtu se marrëdhëniet seksuale dy herë në javë gjatë dimrit, përforcojnë sistemin imunitar, dhe njëherit zvogëlohet mundësia për t’u ftohur ose për t’u sëmurë nga gripi. Sex 300x175 Sa me shume seks, aq me pak semundje
     Arktiku ka qene si Florida.
Me shume se 50 milione vite me pare ne Arktik rriteshin palma dhe deti ishte i ngrohte me temperatura qe arrinin deri ne 27 grade celsius. Klima ishte e ngjashme me ate te Floridas sot.

Sipas te dhenave drejtuesve te nje ekspedite ne keto ane rezultatet e kerkimeve tregojne se nje tjeter jete me nje tjeter pamje ka ekzistuar ne zonen e ftohte.

Rezultatet jane publikuar ne revisten "Nature Geoscience".

Arktiku si Florida!
Puna jasht orarit,keq per shendetin

 

Nëse disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të jetë keq për shëndetin.

Rezultatet e studimit tregojnë se njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit, janë 60 për qind më në rrezik për t’u prekur nga probleme në zemër.Për të gjetur lidhjen midis punës jashtë orarit dhe sëmundjeve në zemër, shkencëtarët britanikë morën në studim mbi 10.000 nëpunës të shërbimit civil në Londër.Gjatë vëzhgimeve, ata zbuluan se njerëzit që duan të punojnë shumë jashtë orarit hyjnë në grupin e personalitetit të tipit A. Ata janë të prirë për të qenë agresivë, konkurrues, të tensionuar dhe në përgjithësi konfrontues ndaj kolegëve të tyre. Këto acarime janë disa faktorë për shqetësime në zemër.Ekspertët thonë se faktorë të tjerë rreziku për probleme në zemër janë edhe duhani, mbipesha dhe kolesterina e lartë, prandaj studime të tjera nevojiten për të përcaktuar përfundimisht lidhjet midis punës jashtë orarit dhe shëndetit të zemrës.

Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se personat që punonin vetëm një ose dy orë jashtë orarit, nuk treguan ndonjë shtim të rrezikut për probleme në zemër. /VoA/
http://iannova.files.wordpress.com/2009/04/stres.jpg