Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

bote e cuditshme

Bote e cuditshme!


 

Nget bicikleten me nje rrote per 13 kilometra
Aaron Stannage


14-vjeçari Aaron Stannage ka arritur rekord të ri botëror, pasi që ka vozitur biçikletën e tij në rreth, vetëm në rrotën e pasme, 13 kilometra.

Stannage nga Barnsley ka kaluar mbi 1 orë duke e vozitur biçikletën e tij, vetëm me rrotën e pasme, dhe kështu ka thyer rekordin botëror. Rekordi i mëparshëm ishte 2.4 kilometra.

Tentimin e Aaronit për të hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness, e kanë përcjellë anëtarët e redaksisë së këtij libri.

Rekorderi i ri ka thënë se, disa herë gati sa nuk e kishte humbur kontrollin mbi biçikletën e tij, mirëpo në fund ia kishte arritur qëllimit.

 

 Nje grua ngel ne ashenson per 8 dite me rradheAshensor Nje grua bllokohet 8 dite ne ashensor Ka mbijetuar për 8 ditë në një ashensor. Kjo është historia dramatike e një 35 vjeçareje spanjolle në lokalitetin Sitges të Barcelonës.

Ajo është nxjerrë nga forcat e policisë pasi kaloi plot 190 orë tmerri në hapësirën e ngushtë të ashensorit dhe në errësirë të plotë. Ajo është shtruar menjëherë në spitalin e Viladecans për t’u kuruar nga traumat.Agjentet u lajmëruan nga familja pasi njerëzit e afërt nuk arritën ta nxirrnin pas përpjekjeve që zgjaten disa ditë. Ashensori ishte bllokuar mes dy kateve për shkak të një problemi teknik.

Ne momentin e hapjes se derës, gruaja ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse e çorientuar dhe e dehidratuar nga “burgimi” 8 ditor në kushte aspak të favorshme.

  

A e dini cili eshte vendi me i mire per te jetuar?
http://www.travellingtoeurope.net/vodic/oslo.jpg
Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Pas Norvegjisë, Australia dhe Islanda kanë standardet më të mira të jetesës. Nigeria, Afganistani dhe Sierra Leone renditen të fundit sa i përket kushteve të jetesës.

Renditja është bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Të dhënat e studimit treguan thellimin e dallimeve mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

  

Verbohet pas 4 ditesh loje kompjuter
Loje ne kompjuter
Pas një fjalosjeje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, një kinez kishte shkuar në një internet-cafe, nga i cila nuk kishte dalë plot katër ditë.

Mirëpo, pas katër ditësh i ndodhi një gjë shumë e keqe, ai kishte humbur shikimin – ndërsa mjekët kishin konstatuar verbimin e përkohshëm.

Loja e tepërt gjithsesi se prishë punë – ndërsa ata që e teprojnë tej mase mund edhe të dëmtojnë seriozisht organet vitale.Sipas gazetës China Daily, zotëriu Xu nga Xining, kryeqytet i provincës Qinghai, kishte luajtur një lojë për katër ditë më radhë, pasi ishte fjalosur më parë me bashkëshorten e tij.Megjithatë, nuk bëhet e ditur se çfarë loje ka luajtur personi në fjalë.

  

Ku eshte perdorurper here te pari flamuri ne bote Flamuri i pare,me sa dihet eshte perdorur ne Kine. Ndersa, ne vendet europiane,nga Romaket. Gjithashtu, me pas u perdor nga Piratet e Karaibeve,flamuri i zi me Koken Skelet (Jolly Roger).. Ne pergjithesi, cdo anije filloi me pas te perdorte Flamurin me shenjen e vet,si tregues identiteti. Sot, cdo shtet ka flamurin e vet. Ekzistojne 194 flamuj zyrtare ne Bote,per cdo Nacionalitet. Krahas tyre, jane me qindra te tjere,qe perfaqesojne Qytete,Provinca,Organizata. Flamuri i SHQIPERISE!! Njihet qe prej vitit:1912 Kryeqyeti:Tirana Banore:3.164.000 Shqiponja ne Flamur, eshte sipas nje Legjende te Shqiptareve,qe tregon per gatishmerine per mbrojtjen e truallit..Flamuri i GJERMANISE! Njihet qe prej vitit:1848 Kryeqyteti:Berlin Banore:82.333.000 Ngjyrat e Flamurit,jane ne baze te Unioformes qe kishin ushtaret Gjermane ne Luften me Napoleonin..Per Jamaicen: Njihet ky flamur qe prej vitit 1962.. Kryeqyteti:Kingston Banore:2.590.000 Jeshilja ne Flamur,simbolizon pasurine natyrore te vendit.. E zeza,mjerimin.. E verdha..Nje kryq per Diellin...

  

Ringjallet i vdekuri Nje burre nga Karakasi, i cili ishte deklaruar i vdekur, u zgjua ne morg nga dhimbja e padurueshme kur doktoret filluan me autopsine. Carlos Camejo, 33-vjeçar, u deklarua i vdekur pas nje aksidenti ne autostrade dhe u dergua ne morg, ku kontrolluesit filluan nga puna e tyre. Ata e kuptuan menjehere se diçka nuk shkonte kur 'i vdekuri' po gjakosej. Menjehere vendosen qe qepin vendin qe kishin hapur ne fytyre. "U zgjova se dhimbja ishte e padurueshme", thote Camejo per median "El Universal". Gruaja e vrerosur ishte nisur per te identifikuar trupin ne morgun e qytetit, por per fatin e saj e gjeti bashkeshortin ne korridor - dhe gjalle.

  

Qyteti me me shume nofulla te thyeraPijanec Qyteti me më shumë nofulla të thyera Në bazë të statistikave të shërbimit mjekësor të qytetit australian Darvin, mund të thuhet se në këtë qytet jetojnë njerëzit më të dhunshëm në botë.

Sipas këtyre të dhënave, mesatarisht në këtë qytet çdo ditë një personi i thyhet nofulla.Shefi i ekipit të kirurgjisë në spitalin mbretëror në Darvin, Mahiban Thomas ka deklaruar se ai dhe kolegët e tij çdo vit kryejnë mesatarisht 350 operime të frakturave të nofullës – respektivisht 17 raste në 10.000 banorë, që është përqindja më e lartë në botë.Lëndimet zakonisht ndodhin gjatë vikendit, para lokaleve në qendër të qytetit – ndërsa vetëm të 12 % e pacientëve lëndimet nuk kanë të bëjnë me dehje.

  

U pushua nga puna per shkak te bukurise,Fiton gjyqin.image Ndonjehere bukuria te le edhe pa pune. Kjo i ka ndodhur anglezes Amitjo Kajla e cila u pushua nga puna ne qelite e paraburgimit per shkak te bukurise se saj.Por pasi e ka cuar ceshtjen ne Gjykaten e Birmingamit me akuzen e diskriminimit seksual, ajo ka fituar dhe tashme pret te rikthehet ne vendin e punes. 22 vjecarja punonte ne burgun e “Brinsford Young Offender’s Institution” ne afersi te Wolverhampton nga ku u largua ne prill te vitit 2008 me arsyen e familjarizimit te tepert me te burgosurit, por edhe per veshjen ne menyre provokuese.“Jam shume e lumtur per vendimin e gjykates. Gjithcka kam bere ka qene konform rregullave te sherbimit te paraburgimit pasi i kam trajtuar te gjithe te burgosurit me respekt. Gjithashtu jam shume e lumtur per denimin e veprimit te ketij institucioni.E gjithe kjo histori ka qene shume stresuese per mua dhe dua te falenderoj te gjithe ata qe kane thene te verteten ne gjykate”, shprehet bukuroshja Kajla. Nderkohe, nje zedhenes i institucionit te paraburgimit ka thene se eshte i zhgenjyer nga ky vendim.

 

Hedh Gabimisht 40.00 mije leke qe kishte kursyereuro 300x229 Gabimisht hedh 40.000 euro qe kishin kursyer  

Një grua rumune, duke rregulluar dhe pastruar shtëpinë e saj në prag të festave të fundvitit, gabimisht ka hedhur 40.000 të kursimeve, të cilat bashkëshorti i saj i mbante në një palë çizme të vjetra.

Ky çift, në natën e ndërrimit të moteve kishte vërejtur se u mungonin paratë e kursimit, dhe ishin hedhur në kërkim të çizmeve të vjetra.Pas kërkimit të pasuksesshëm prej disa ditësh, çifti kishte kërkuar ndihmën e organeve të rendit – dhe fatmirësisht, policia shumë shpejt kishte arritur t’ua kthente 30.000 euro.Këto çizme i kishte gjetur një grua skamnore, vizitore e rregullt e kontejnerëve, e cila jeton në një lagje të varfër të qytetit, bashkë më bashkëshortin e saj dhe 10 fëmijët e tyre.Me paratë e gjetura ajo kishte bërë një marrëveshje për blerjen e një shtëpie me vlerë prej 20.000 eurosh, mirëpo kjo blerje ishte anuluar dhe paratë u janë kthyer pronarëve të tyre legjitim.Në ndërkohë, kjo familje e varfër veçmë i kishte shpenzuar 10.000 euro.

  

Hedh ne gjyq Fast-Food[McDonald] Se u shendoshehttp://images1.fanpop.com/images/image_uploads/McDonalds-mcdonalds-806135_398_370.jpg Caesar Barber, 56 vjeç nga Nju Jorku është obez dhe për këtë fajëson fast-food-et që, sipas tij, e kanë detyruar të hajë ushqimin e tyre pesë herë në javë. Ai ka ngritur padi kundër “McDonalds”, “Burger King”, të cilit sipas tij kanë përfituar prej tij dhe nuk e kanë paralajmëruar se ushqimi i tyre nuk është i shëndetshëm.