Shqiperia Ime!
Parajsa e Shqiperise.
|
Parajsa e Shqipėrisė ©2010
aktuale
Seria A Milan dhe Roma turperohen.
Milani i Zlatan Ibrahimovic ka debutuar
me një humbje të pamenduar 2-0 në
transfertën e Cesenës.
Skuadra e cila në këtë sezon është
ngjitur në Serinë A ia ka dalë mbanë jo
vetëm të përballojë presionin e yjeve të
Milanit të cilët pak shkëlqyen në këtë
mbrëmje, por edhe të sulmojë e të gjeje
dy herë rrjetën e portës së mbrojtur
nga Abiati. Blerja e tyre e këtij sezoni, pikërisht Erjon Bogdani, ashtu si në
ndeshjen e parë me Romën, konfirmohet edhe në këtë takim si lojtari më i
mirë në fushë dhe në këtë ndeshje shënon edhe gol.
Në minutën e 31-të sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kërcen në zonë duke
i marre kohën Papastathopulos për të zhbllokuar rezultatin, ndërkohë që po
brenda pjesës së parë Jakerini shënon edhe golin e dytë nga një kundërsulm.
Në pjesën e dytë Milani tenton gjithcka duke futur në fushën e lojës edhe
Robinjon e Inzagin por ishte e pamundur. Shansi më i mirë për kuqezinjtë ishte
një 11-metërsh i fituar nga Inzagi në fundin e takimit, por Ibrahimovic i cili
nuk ishte në ditën e tij më të mirë e humbet duke goditur shtyllën. Ndërkohë
ka marrë tre pikë të rëndësishme në këtë javë Interi i cili mundi 2-1 Udinezen
në “San Siro”.
Lusio zhbllokon rezultatin për kampionët në fuqi që në minutën e 7-të, por ka
qenë një gabim në mbrojtjen e Interit që i dha mundësinë Floro Floresit të
barazojë shifrat në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë vendos fatin e takimit
një 11-metërsh I shndërruar në gol nga Eto’o. Në pjesën e skuadrave që
zhgënjyen në këtë fundjavë futet edhe Roma e cila është mundur 5-1 nga
Kaljari në transfertë. Konti ka zhbllokuar rezultatin për të barazuar më pas
De Rosi, por me një lojtar më pak Roma pëson edhe 4 gola të tjerë nga Matri,
Akuafreska dhe Laxari.