Shqiperia Ime!
Parajsa e Shqiperise.
|
Parajsa e Shqipėrisė ©2010
horoskopi ne dashuri
Horoskopi ne dashuri & seksi
Dashi
21 mars - 19 prill
Gjatë këtij muaji çdo gjë do të jetë më ndryshe – fjalët dhe realiteti nuk dotë përputhen, andaj, për të shmangur një situatë të tillë, përpiquni të ënd-
-ërroni bashkë me partnerin dhe jo veçmas. Personat e lirë të kësaj shenje
-do të hidhen në kërkim të fatit, por iluzionet se si mund të duket partneri i
ardhshëm, mund t’i devijojnë nga rruga.
Demi
20 prill - 20 maj
Kjo është kohë ideale për jetën tuaj intime, madje do të jeni në gjendjet’i përmirësoni edhe ato raporte të cilat kanë qenë të tensionuara në të
kaluarën. Të gjitha gabimet do t’i korrigjoni në mënyrë sharmante. Per-
-sonat e lirë do të kenë mbështetjen e planetit të Mërkurit – për të kont-
-aktuar me persona të ndryshëm, kur edhe do të kenë shanse të mira
për njoftime.
Binjaket
21 maj - 21 qershor
Edhe pse gjatë muajit të kaluar keni pasur një periudhë të mirë në lidhjen tuaj sentimentale, muaji tetor do të jetë edhe më i lumtur për ju.
Lumturia do t’ju përcjellë në çdo hap. Personat e lirë ndërkaq, duhet të
kujdesen që të mos i thyejnë zemrat e të tjerëve gjatë kësa periudhe,
sepse tentojnë të njoftohen me personat që do t’i lënë në vuajtje.
Gaforrja
22 qershor - 22 korrik
Gjatë muajit tetor do të njiheni si “shpirti i huaj”, respe--ktivisht për të tjerët do të bënit çdo gjë. Në këtë mënyrë
do t’i harroni nevojat tuaja – dhe njëkohësisht dëshirat
do t’ju mbesin të paplotësuara. Flisni hapur me partnerin
dhe realizoni bashkërisht ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Pers-
-onat e lirë para se të hidhen në aksion duhet t’ia sqarojnë
vetës se çfarë kërkojnë në të vërtetë nga jeta e tyre.
Luani
23 korrik - 22 gusht
Sigurisht nuk do të dëshironit t’ju përsëritet muaji i kaluar,i cili ka qenë i mbushur me turbulenca. Por, nëse keni nxjerrë
mësim nga ato që i keni përjetuar, atëherë ky muaj do të jetë
shumë më i lehtë. Nuk do mend se, tash jeni më të vetëd-
-ijshëm dhe më të relaksuar. Personat e lirë do të kenë mu-
ndësi të fillojnë një lidhje stabile.
Virgjeresha
23 gusht - 22 shtator
Ky muaj do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse harmonia në jetën tuaj bashkëshortore mund të funksionojë si duhet. Pra përpiquni që të tregoni
anët tuaja pozitive dhe butësinë që zotëroni – në këtë mënyrë do të dilni nga
situatat e vështira me të cilat mund të përballeni. Personat e lirë kanë gjasa
të mira që në pjesën e parë të tetorit të gjejnë dashurinë e jetës.
Peshorja
23 shtator - 23 tetor
Gjatë periudhës në vijim do të jeni nën ndikimin e planetit Mars, gjë që sjelllëvizje në jetën bashkëshortore, prandaj duhet t’a kontrolloni veten që mos
të provokoni partnerin dhe të vini deri te konflikti pa ndonjë arsye. Personat
e lirë, gjatë kësaj periudhe do t’a ndjejnë dashurinë, dhe do ta kenë një per-
-iudhë mjaft aktive, mirëpo tentojnë që të hyjnë në konflikte pa arsye.
Akrepi
24 tetor - 21 nentor
Kureshtja e madhe gjatë kësaj periudhe mund t’ju shkaktojë probleme me
partnerin, pasi do ta bombardoni me pyetje – andaj, nëse dëshironi një muaj
më të qetë dhe pa probleme, lejoni partnerin ta ketë privatësinë e vet. Po
ashtu edhe personat e lirë duhet të kenë kujdes në lidhje të re, sepse mund
t’i lëndojnë personat ende pa filluar lidhja, dhe atë vetëm me fjalë.
partnerin, pasi do ta bombardoni me pyetje – andaj, nëse dëshironi një muaj
më të qetë dhe pa probleme, lejoni partnerin ta ketë privatësinë e vet. Po
ashtu edhe personat e lirë duhet të kenë kujdes në lidhje të re, sepse mund
t’i lëndojnë personat ende pa filluar lidhja, dhe atë vetëm me fjalë.
Shigjetari
22 nentor - 21 dhjetor
Nuk duhet të fshiheni dhe të izoloheni – ngase kjo nuk ju përshtatet juve dhe nuk ju bën të lumtur. Edhe në qoftë se ka ardhur deri të ndonjë hidhërim i vogël, shumë
shpejt do të vije deri të pajtimi. Personave të lirë iu mungon vetëbesimi.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janar
Pranoni ndjenjat e reja dhe shpreheni dashurinë që ndjeni ndaj partnerit. Në këtë mënyrë do t’i harmonizoni dëshirat e ndërsjella dhe do të keni mirëkuptim
të dyanshëm. Personave të lirë të kësaj shenje, herë pas here ju duket se nuk
janë në kërkim të dashurisë por të aventurave të çastit.
Ujori
20 janar - 18 shkurt
Nëse dëshironi të keni një jetë të lumtur bashkëshortorë atëherë duhet t’iabëni me dije partnerit se sa ka domethënie për ju lidhja me të dhe sa vlen ai për
ju. Personat e lirë, janë në një periudhë shumë të mirë për njoftime të reja, falë
zgjuarsisë që posedojnë.
Peshqit
19 shkurt - 20 mars
Edhe pse ndiheni shumë mirë me partnerin, e ndjeni nevojën që për nje kohë tëjeni të lirë – andaj bëni ndonjë udhëtim dhe përkushtojuni vetvetes. Personat e lirë,
që të kenë sukses në kërkim të partnerit, së pari duhet t’ia bëjnë të qartë vetvetes
nëse me të vërtetë dëshirojnë të kenë dikë pranë vetës.