Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

horoskopi

 

Horoskopi për ditën e Mërkurë - 19/08/2009

 

 

Dashi
Dashi: Një kohë e mirë për të ndryshuar disa vendime, në mënyrë që ato që janë disi të rrezikshme ti eliminoni.Hëna në shenjën tuaj pozicionohet mjaft mire dhe ju jep ju mundësinë që sot të keni një ditë të qetë dhe plot diell.Bëni mire të dilni sot pasi koha premton surpriza të këndshme për ju.
Demi Demi: Një buqet me lule nga njeriu juaj i zemër do tju kënaq së tepërmi sot.Punët që keni lën pëgjysëm gjatë javës bëni mire ti përfundoni pasi do të keni shum pengesa në punët që do të vine pas tyre.Kolegët e punës janë ato të cilët do tju ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që ju mund të keni në punën tuaj.Merreni cdo gje me optimizëm dhe aspak me mërzitje.
Binjaket Binjaket: Ndërsa pranvera po afrohet ka ardhur koha që ju të kujdeseni më shumë për veten tuaj.Një ushqim I zgjedhur dhe një menu e stinës do tju bënte mjaft mirë për shëndetin tuaj.Një drake me miqtë tuaj sot do tju bëjë të ndiheni mjaft mire dhe në formën e duhur për të kaluar një ditë të bukur.
Gaforrja Gaforrja: Sot do të keni një ditë të pasigurtë dhe do të jeni shum nervoz.Nervozizmi do të mbizotërojë brenda çiftit,por situata do të përmirësohet shum shpejt. Nëse terapitë e vjetra nuk kanë dhënë rezultat kundër sëmundjeve kronike, është momenti i duhur për të provuar strategji të reja.
Luani Luani: Përvec dinamizmit tuaj të lindur që të gjithë jua kanë zili, mund të ju ndodhë edhe juve të mos keni energjitë e duhura dhe të keni nevojë për tu ndaluar pak. Fillimi I javës në këtë kuptim nuk është ideale për ju. Intuita juaj do ju ndihmojë të vlerësoni propozimet e reja që do të keni.
Viergjeresha Virgjeresha: Në këtë moment të punoni nuk ju rëndon aspak. Në fakt prezantoheni në zyrë me shumë humor dhe të mbushur me ide shumë kostruktive. Dita është ideale për të bërë pazare. Sot mund të bëni blerje të gjetura për bukurinë, kulturën dhe për kohën e lirë.
Peshorja Peshorja: Qielli i sotëm të paktën në aparencë, nuk duket se ka surpriza shumë të mëdha për ju. ndoshta është pikërisht kjo gjë që ju bën pak dembelë. Në zyrë mund të jeni të zgjedhur për një rol delikat. Duke frekuentuar saunat dhe pishinat do të forconi së tepërmi fizikun tuaj
   
Akrepi Akrepi: Në punë jeni dinamik dhe me inisiativë të madhe.Pranoni punën në grup pasi ju ndihmon shumë në punën tuaj.Shkathtësia dhe intelekti juaj do tju bëjë mjaft të pëlqyer nga njerëzit që ju rrethojnë.Pas mbarimit të punës bëni mire të organizoni një shëtitje të gjatë me miqtë tuaj.Shëndeti mire.
Shigjetari Shigjetari: Është vërtet interesant ky qiell për situatën profesionale, por kjo varet shumë edhe nga largpamësia juaj. Mundësi të reja për ata që janë të rinj dhe në kërkim të një pune. Edhe personave dinamik si ju mund të ju ndodh një ditë e lodhshme si kjo e sotmja.
Bricjapi Bricjapi: Një periudhë e krizës në cift  do të  bëjë që dita juaj sot të jetë e mbushur me disa situate të pakëndshme. Një moment reflektimi dhe analize do të jetë i nevojshëm për të vënë pak rregull tek emocionet tuaja. Për të qëndruar vetëm mjafton vetëm pak diplomaci. Refuzoni ftesat dhe këshillat pa ofenduar askënd.
Ujori Ujori: Një mbrëmje ne kinema ose në teatër do të jetë rasti për të treguar qëllimet tuaja, merrni frymë dhe deklarohuni me kurajo. Energjitë tuaja janë të freskëta, forca dhe mirëqënia duken të paprekshme.Tregojini gjithmon të tjerëve që ju jeni si një shkëmb I forte I cili nuk thyehet lehtë.
Peshqit Peshqit: Më në fund ka ardhur koha që dhe ju të bëni një pushim të qetë dhe që do tju kënaq pa masë.Një drekë familjare në këtë ditë të bukur do tju bëjë të ndjeheni në humor.Planifikoni atë cfarë do të bëni sot,pasi ftesat për të dale do të jenë të shumta mundohuni që asnjërit të mos ja prishni qefin.
Powered by:AlbParajsa.com