Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Shtepia

OFFLINE: NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM



START NEWS
http://top-channel.tv/foto/lajme/bogu-gol.jpg

 Seria A,Mbremje "ko"per Milanin dhe Romen.

Milani i Zlatan Ibrahimovic ka debutuar me një humbje të pamenduar 2-0 në transfertën e Cesenës.....


 News >>
  • Lady Gaga kopjoi kolegen.
Stefani Germanotta ka "shpikur" Lady GaGa një personazh shumë interesant duke fituar sukses ndërplanetar. Një zonjë nga Staten Island, në New York e quajtur Yana Morgana akuzon këngëtaren provokuese se ka kopjuar muzikën dhe stilin e vajzës së saj Lina, e cila u vetëvra në moshën 19-vjecare.

Lady GaGa dhe Lina, sipas "New York Post", u njohën në vitin 2007 në studion e regjistrimit të producentit Rob Fusari, i cili i kishte takuar vajzat me shpresën se me tekstet e Germanotta-s dhe zërin e Morgana-n mund të krijoheshin hite. Të dyja vajzat kishin regjistruar dhjetëra këngë që nuk janë publikuar kurrë, edhe pse disa prej tyre qarkullojnë tashmë në YouTube dhe MySpace.
Sipas mamasë së Linas, gjatë bashkëpunimit GaGa i ka kopjuar stilin, mënyrën e të kënduarit, teknikën dhe koreografinë vajzës së saj të ndjerë. Njerëz brenda modës së muzikës thonë së ngjashmëria është e cuditshme. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Lady GaGa.
  Lady GaGa kopjoi kolegen
News >>
  • Kine:Gjobe per femijet jashtmartesore.
Kohë të vështira për lindjet jashtëmartesore në Kinë: fajtorët do të dënohen me një gjobë që shkon deri në 28 mijë euro.

Masa parashikohet në rregulloren e fundit të nxjerrë nga komisioni për planifikimin familjar të Chongqing.
Gjoba llogaritet në bazë të të ardhurave mesatare vjetore që në 2009-n është fiksuar 1600 euro.
Probleme edhe për çiftet e pamartuara që lindin një fëmijë: autoritetet e Chongqing kanë vendosur se duhet të paguajnë një gjobë prej 700 eurosh.
http://yohannaespinozaberg.blogg.se/images/2008/kina_132749w_19186776.jpg
News World >>
  • Hena filloi plakjen 1milion vjet me pare.
Hëna ka filluar të “plaket” rreth 1 miliard vjet më parë kur pjesa e brendshme e saj nisi të ftohej. Këtë e vërtetojnë imazhet e publikuara në revistën “Science” ku janë fotografuar 14 deformime nga sonda e NASA-s, Lunar Reconnaissance Orbiter. Sipas të dhënave, rrudhat e Hënës mund të jenë më të shumta nga sa është menduar deri tani.

Imazhet e sondës janë analizuar nga një group amerikan nga Smithsonian Institution në Uashington. Ata theksojnë se 1 miliard vjet më parë sateliti jonë natyror filloi të ftohej duke u tkurrur dhe duke u zvogëluar.

“Rrudhat” e para të Hënës u vunë re në vitet ’70 nga misionet Apollo 15, 16 e 17. “Me këto pamje ndryshon imazhi jonë për Hënën”, shpehet Mark Robinson nga Universiteti i Arizonas.
  Hëna filloi “plakjen” 1 miliardë vjet më parë
News World >>
  • Prodhohen ne Britani veshje intime anotomike.
Ndoshta është thjesht një shaka por tashmë ka marrë rrugë një revolucion në fushën e veshjeve femërore ku gjithcka zvogëlohet në sasi.

Një set veshjesh intime femërore që minimizojnë në maksimum zonat e mbuluara të pjesës poshtë belit, është pubklikuar në internet.

Sipas shpjegimit, këto lloj mbathjesh do shpëtojnë femrat nga fiksimi i shenjave që lenë poshtë fustanit mbathjet klasike. Disa prej fotove model janë publikuar ne galeri.

Britani, veshje intime super anatomike
Sport >>
  • Murinho:Nje fitore teper e lehte.
Real Madridi arriti të shënojë vetëm një gol ndaj Osasunas në Bernabeu dhe përkundër rezultatit minimal, për strategun portugez, Jose Mourinho, ndeshja ishte më tepër se e lehtë.

“Ishte ndeshje e lehtë për t’u fituar, nuk patëm probleme. Iker Casillas nuk pati as një goditje të vetme për të ndalur. Nuk ishte ndeshje e mrekullueshme”.

“Jam i kënaqur me faktin qe ne kemi arritur t’i fitojmë tri pikë dhe ta kontrollojmë ndeshjen. Por, ne nuk patëm ndjenjën e të shënuarit të golave sikurse në të kaluarën në Bernabeu. Njerëzit duan të shohin më shumë dhe ashtu dua edhe unë. Tifozët janë ata që më paguajnë, kështu që më duhet ta mbylli gojën dhe të pranoj çfarë thonë ata”, theksoi Mourinho.
  http://euromania08.files.wordpress.com/2008/06/pepe_real_madrid_desportugal.jpg
Sporti >>
  • Benitez kthehet kah LK,pas fitores ne seria A.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, tashmë e ka vënë fitoren ndaj Udineses prapa tij dhe ka filluar të mendojë për fillimin e Ligës së Kampionëve.

“Ishte fitore e rëndësishme. Unë dua t’i falënderoj tifozët. Ekipi pati nevojë për ndihmën e tifozëve dhe ata ishin aty për ne. Për mua ne luajtëm mirë nga fillimi, por ne humbëm kontrollin në mesfushë. Ata luajtën mirë në kundërsulme dhe ne pranuam gol, më pas është dashur të kthehemi”.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e dytë, por ata shënuan dhe u bë më vështirë. Në pjesën e dytë ne u bashkuam dhe ishim në gjendje ta marrim rezultatin që na nevojitej. Milani? Nuk jam i interesuar. Unë dua të shkoj në shtëpi dhe të fokusohem për Ligën e Kampionëve”, deklaroi Benitez

Gerrard injorohet nga fëmija  
Hi Tecnology >>
  • Facebook liston edhe lajme ne rezultatet e kerkimit.
Duket si një hap i vogël i rrjetit të madh social, me të cilin ai po synon t’i përmirësojë rezultatet e kërkimit.

Kjo është një lëvizje tjetër e cila tregon haptazi se Facebook po rivalizon me Google, edhe sa i përket motorit të kërkimit. Tani, Facebook është duke paraqitur edhe lajmet e fundit dhe artikuj të ndryshëm në faqen e saj.Rrjeti social madje e ka krijuar edhe një mekanizëm për rangimin e tyre, duke i paraqitur më lartë ato lajme ose artikuj që marrin më shumë “likes” ose “shares” në këtë faqe, nga përdoruesit e saj.

Madje, kjo është konfirmuar edhe në blogun, All Facebook, ku thuhet se numri i pëlqimeve të një lajmi të caktuar, gjithsesi do ta ndikojë edhe nivelin e rangimit të atij lajmi.
 Botërori në 3D edhe në Shqipëri
Bota e Yjeve >>
  • Spears akuzohet per ngacmim seksual.
Një ish-truproje e ka paditur yllin muzikës pop Britney Spears, me akuzën për ngacmim seksual ndaj tij dhe abuzim të dy djemve të saj.

Fernando Flores, një ish-polic i cili së fundmi dha dorëheqje nga puna si truproje e Spears, ka paraqitur një padi në Gjykatën Supreme në Los Angelesit, ku ka përshkruar detaje për ngacmim seksual nga këngëtarja.Sipas 29-vjeçarit, Spears i është ekspozuar atij duke veshur një dantellë nën të cilën vëreheshin pjesët intime të këngëtares, e cila ka tentuar ta joshë atë.

Përveç kësaj, në akuzë thuhet se Britney kishte pasur edhe marrëdhënie seksuale në prani të Flores, ndërsa sipas TMZ.com, ish-truproja ka thënë se këngëtarja ka ushtruar dhunë mbi fëmijët e saj.

Klipi i Javes 
Foto E Dites