Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

lajmet e plota

  • Qeveria nuk ka fonde per blerjen e vaksinave 
Qeveria parashikon cdo vit ne buxhetin e shtetit nje fond kontigjence per t’u paraprire ngjarjeve te paparashikuara, si fatkeqesite e medha natyrore apo epidemite masive.

Ne buxhetin 2009, fondi i kontigjences ishte me i madhi ndonjehere me rreth 15.7 miliarde leke. Nga keto pjesa derrmuese prej rreth 9.2 miliarde lekesh ishin te percaktuara si rezerva per rritjen e pagave dhe per investimet publike. Sipas zevendesministrit te financave, Sherefedin Shehu, nuk mund te preket pasi parate jane te rezervuara per cdo rast te rrenies se te ardhurave. Per blerjen e vaksines qeveria shpreson te siguroje fonde nga organizmat nderkombetare por ende nuk ka konfirmime zyrtare dhe te gjitha burimet mundshme per gjetjen e  parave deri tani mbeten vetem hiptotetike. “Ne kemi perdorur deri tani vetem kontigjencen e pagave dhe pensioneve. Kemi perdorur rreth 92 % te kontigjences ne perputhje me realizimin e te ardhurave”, shprehet Shehu. Tashme qeveria ka ne buxhet nga fondi i kontigjencave vetem 6 miliarde leke te paalokuara, por edhe keto nuk mund t’i perdore dot per shkak te ecurise se dobet te te ardhurave nga taksat. Ndaj ne skenarin e nje epidemie masive shpresat per te gjetur parate per blerjen e vaksinave te gripit mbeten tek te huajt, ose ne rastin me te keq permes borxhit tregtar. “Ne kemi nje kontigjence qe nuk eshte ne buxhet por qe eshte ne projektin e gripit te pulave dhe jane 2.5 milione dollarre te premtuara nga Banka Boterore. Mundesia e dyte eshte buxheti dhe e treta OBSH-ja”, thekson numri 2 i ministrise.  

LAJME nga VENDI

  Lajme te tjera==>>
  • Korfuz:Greku vret emigrantin Shqiptar

Dy shtetas shqiptare jane qelluar me pistolete nga nje grek pas nje sherri banal ne nje lokal te Korfuzit.

Si pasoje, nje prej tyre eshte vrare, ndersa tjetri ka marre plage te renda ne trup. Dy shqiptaret ne gjendje te dehur, kishin shqetesuar pronarin e nje lokali ne veri te ishullit. Pasi kane lene barin, ata jane kthyer serish ne oret e para te mengjesit, duke shkaterruar cfare u dilte para.Ne kete moment, nje shtetas grek, pasi eshte konfrontuar me fjale, nuk ka ngurruar por ka nxjerre edhe pistoleten dhe ka qelluar te pakten  8 here mbi ta. Nje prej tyre ka vdekur menjehere sepse plumbi i ka pershkuar zemren, ndersa tjetri eshte plagosur rende dhe eshte cuar ne spitalin e Korfuzit. Viktima eshte Klorat Alikaj,  35 vjec, ndersa shoku i tij i plagosur quhet Odisea Dalarti, 34 vjec.

Persa i perket vrasesit, behet fjale per shtetasin grek Spiro Merkuri 40 vjec, i cili eshte arrestuar pas disa oresh ne pjesen jugore te ishullit nga organet e rendit. Sipas burimeve policore ne Korfuz, pistoleta me te cilen ka qelluar rezulton te jete vjedhur nga nje polic grek qe sherben ende ne ishull, ne tetorin e vitit te kaluar.

LAJME nga VENDI

  Lajme te tjera==>>
  • Tadic:Protokolli do te bazohet ne 1244

Ministri serb i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka deklaruar të dielën në Novi Sad se është i gatshëm plani i protokollit për bashkëpunimin operativ të ministrisë që ai udhëheq dhe EULEX-it, duke shtuar se një bashkëpunim i tillë është i domosdoshëm- njofton agjencia e lajmeve Beta.

“Një bashkëpunim i tillë është i domosdoshëm edhe atëherë kur bëhet fjalë për grupet që kalojnë herë në njërën e herë në anën tjetër të vijës administrative. Qoftë nëse është fjala për terrorizëm, tregti ilegale të narkotikëve, armëve, kontrabandës së mallrave. Është në interes tonin që të pengohet sa më shumë kriminaliteti në hapësirat tona”, u ka thënë Daçiq gazetarëve. Ai ka shtuar se ky protokoll do të bazohet në Rezolutën 1244 dhe në raportin e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon, i cili përmban planin gjashtëpikësh për bashkëpunimin e Serbisë dhe organeve ndërkombëtare në Kosovë.

 

LAJME nga VENDI

  Lajme te tjera==>>
  • Greqi:Turizmi ne krize te thelle.

 

Shtypi vendas i referohet me reportazhe të shpeshta ditët e fundit hoteleve bosh, si dhe xhiros së vogël nga ata turistë që shkojnë në Greqi, të cilët shpenzojnë shumë pak në krahasim me vitet e tjera në zonat më turistike të vendit siç janë Kreta dhe Greqia e Veriut. Vetëm ne Halkidhiki, perla turistike në lindje të Selanikut, shënohet një rënie prej 20% në mbërritjen e turistëve të huaj.

Konkretisht regjistrohet rënie prej 10.3% e turistëve nga Gjermania, 13% nga Britania, 17.6% nga Rusia. Shkak për këtë krizë, sipas pronarëve të hoteleve, është mosinteresimi i qeverisë për dhënien e fondeve për rregullimin e infrastruktuës së keqe në këto zona si rrugët e këqija, ndotja akustike e sistemi i furnizimit me ujë Si viti më i keq turistik për Kreten cilësohet 2009-ta, me përjashtim vetëm të 15 ditëve të para të gushtit, ndërsa rënia e xhiros nga të ardhurat e turizmit kalon shifrën prej 20%.Edhe kryeqyteti grek Athinë, ka një rënie të theksuar prej mbi 40% krahasuar me vitin e kaluar, ose e thënë ndryshe, 600.000 turistë më pak.Vlerësohet së, përveç dëmit në ekonominë greke, nga kjo gjendje kanë humbur punën vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 20.000 vetë, ndërsa janë me qindra hotele që janë mbyllur dhe shiten, midis tyre dhe hotele me pesë yje.

LAJME nga BOTA

  Lajme te tjera==>>
 
  • Shba kritikon Mosken
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim rreth premtimit të kryeministrit rus Vladimir Putin, që t’i ofrojë rajonit të shkëputur të Gjeorgjisë, Abkhazisë, të paktën 500 milionë dollarë për ushtri dhe ndihma tjera.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se “Rusia dhe shtetet tjera në rajon duhet t’i respektojnë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Gjeorgjisë.

Edhe Bashkimi Evropian ka dënuar vizitën e Putinit më 12 gusht, në rajon, duke thënë se ai është dashur të kërkojë leje nga Gjeorgjia para se të udhëtonte në Abkhazi.

LAJME nga BOTA

 

 
  Lajme te tjera==>>
  • Kaka:Kuptohemi mire me Xabin
Mesfushori brazilian Kaka thotë se ai tashmë po përshtatet me bashkëlojtarin e tij të ri të Real Madridit, Xabi Alonso.

Dy lojtarët luajtën së bashku kundër Real Sociedad gjatë vikendit, dhe Kaka thotë për ish-lojtarin e Liverpoolit: “Është shumë lehtë të luash në këtë ekip me aq shumë kualitet. Xabi Alonso na ka dhënë shumë siguri dhe fluiditet”.

“Tash, gjëja më e rëndësishme është të gjejmë ekuilibrin e nevojshëm dhe mendoj se jemi të kompletuar kështu”.

“Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të shkëlqyeshme së bashku. Ekipi me Xabin ka pasur një posedim të lartë të topit dhe kjo është e rëndësishme”, ka shtuar braziliani Kaka.

 

LAJME nga SPORTI

  Lajme te tjera==>>
  • Datat e ndeshjeve peng i se drejtes televizive
Kampionati shqiptar i futbollit eshte ne prag te startit te tij. Data 23 gusht do te zbrese ne fushe 12 skuadrat e Kategorise Superiore, te cilat do te garojne me njera-tjetren per te realizuar objektivat perkates te sezonit 2009-2010.

Por kur gjithçka duhej te ishte gati, e drejta televizive eshte shnderruar ne nje pengese ne lidhje me percaktimin e datave te kampionatit.
Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit pritet te diskutoje sot edhe per datat e zhvillimit te ndeshjeve te Kategorise Superiore, ne baze te projektit qe i ka paraqitur sektori i garave. Por mesohet se gjithçka varet nga shitja e se drejtes televizive, pas ofertes qe ka bere kompania UFA. Pritet qe keto data (te premte, te shtune apo te diel) te vendosen nje jave para zhvillimit te ndeshjeve. Gjithçka varet nga marreveshja me kompanine UFA, e cila ka marre persiper paketen e te drejtave televizive. Ne varesi te kontrates midis FSHF-se dhe kompanise, do te behen te qarta edhe detajet e fundit ne lidhje me datat e sakta te zhvillimit te ndeshjeve te sezonit te ri.

 

LAJME nga SPORTI
 

Lajme te tjera==>>
  • BMW Lancon hibridin e ri

Me afrimin e shtatorit dhe datës së hapjes së panairit të automjeteve në Frankurt, prodhuesit po bëhen më me padurim. As BMW nuk ka mundur t’i rezistojë presionit, i cili na i ka zbuluar dy adutët e tij të ri.

BMW X6 ActiveHybrid deklarohet si automjeti më i fuqishëm hibrid në botë, me fuqi të përgjithshme prej 478 kuaj fuqi të cilët i zhvillon falë motorit 4.4-litërsh V8 dhe një çifti elektromotorësh. I pajisur kështu, X6 arrin shpejtësinë deri në njëqind kilometra në orë për 5.6 sekonda, që është 0.2 sekonda më ngadalë se versioni i zakonshëm X6 xDrive50i me motorë të njëjtë më benzinë dhe 404 kuaj fuqi.Ajo që X6 hibrid humb në përshpejtim (duke marrë parasysh masën më të madhe prej 150 kilogramësh) e kthen në shpenzim i cili, sipas pohimeve të BMW-së, është 20 për qind më i ulët.Automjeti tjetër i BMW-së hibrid për panairin e Frankfurtit është seria 7 ActiveHybrid, i cili për motorizim përdorë të njëjtin 4.4-litërsh V8 me 404 KF, mirëpo i çiftëzuar me një elektromotor. Të dy njësitë së bashku zhvillojnë 459 KF, e shtyjnë serinë 7 deri një 100 km/h për 4.9 sekonda dhe deri në shpejtësinë maksimale prej 250 km/h, gjithashtu me shpenzim 20 për qind më të ulët.Çmimet dhe datat e lansimit të tyre tani për tani nuk janë të njohura për publikun.

TEKNOLOGJI

  Lajme te tjera==>>
 
   

  • Femrat kërkojne partnerë tërheqës për një natë

Për të kaluar një natë ‘të këndshme’ femrat dëshirojnë partner të bukur në shtrat, ndërkohë që meshkujt nuk janë edhe aq përzgjedhës në arritjen e kënaqësisë së tyre seksuale për një natë.

Një studim i realizuar nga Fakulteti i Psikologjisë pranë Universitetit Brunel në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë studentë nga vende të ndryshme, pohon se meshkujt nuk bëjnë ndonjë farë seleksionimi të madh kur bëhet fjalë për një lidhje të shpejtë, porse kjo nuk ndodh me femrat.

Ato dëshirojnë një partner mjaft tërheqës kur behet fjalë për një lidhje të shpejtë seksuale.

SHENDETI

  Lajme te tjera==>>
 
   
  • Gili:Puthja e pare 17 vjece

Për herë të parë, burrin tim të ardhshëm, e takova në korin e qytetit dhe ishte nga ata djelmoshat e rrallë me flokë të gjatë e sy të kaltër. Ishte solist i korit, i binte nga pak pianos dhe këndonte edhe në gjuhën angleze, pra ishte një djalë si unë e kisha ëndërruar. Fati deshi që të takoheshim përsëri në shkollën e mesme të mjekësisë dhe nga atëherë më nuk u ndamë. Ndoshta urtësia ime më dalloi nga shoqet tij të shumta që i viheshin pas.

Janë takuar që adoleshentë bashkë. Ishin 17 vjeç kur dhanë puthjen e parë dhe tashmë pas kaq vitesh, jetojnë martesën e lumtur. Dashuria është motivi i të dyve, dhe familja njëkohësisht është mbretëria larg skenës. Gili, (Fevzije Berani) këngëtarja e njohur nga Kosova, sot është nëna e dy djemve të rritur, Robrtit 18 -vjeçar dhe Redonit 10 -vjeçar. Është bashkëshortja e përkushtuar, ndaj tekstshkruesit të këngëve të saj, Ilir Berani e njëkohësisht është artistja që preferon të jetë gjithnjë me këmbët në tokë.“Fëmijët e mi nuk dinë se sa të suksesshëm jemi ne prindërit e tyre. Madje çuditen kur njerëzit e mirë na bëjnë favore.

BOTA E YJEVE

  Lajme te tjera==>>