Shqiperia Ime!

Parajsa e Shqiperise.

*KUJDES: OFFLINE! NDODHEMI NE WWW.ALBPARAJSA.COM New look!

 

Parajsa e Shqipėrisė ©2010

Lajme

 
 LAJME



Arkiv    Ankohen fqinjet e Madonnes.
 
Madonna ka patur probleme me policinë, për
shkak të muzikës shumë të lartë gjatë një feste
që organizoi në shtëpinë e saj në Londër.
Fqinjët
e shtëpisë së saj u ankuan për zhurmën e madhe dhe
njoftuan forcat e rendit për te vendosur rregull në
orët e vona të natës.
Festa ka ndodhur ditë më parë, por vetëm tani "Mirror" e bën publike. Policia e
Westminster konfirmoi se cështja nuk do të shkojë në gjykatë, por nëse këngëtarja
e përsërit atëherë mund të ketë probleme me drejtësinë.
LAJME

Arkiv Play Boy me webfaqe te re!

Playboy ka lansuar një uebfaqe “të
përshtatshme” edhe për ata djem që thonë
se e lexojnë Playboy’n për shkak të artik-
-ujve interesant, duke i anashkaluar fotog-
-rafitë seksi të vajzave të bukura. Kjo faqe,
është një rast për këta djem që ta dëshmo-
-jnë, atë që thonë.

Playboy Enterprises Inc ka lansuar një faqe interneti, për të cilën betohet se do të
jetë e sigurt për tu shfletuar edhe në vendin e punës, duke eliminuar nevojën për ta
hedhur veten mbi ekranin e kompjuterit, sa herë që e shfletoni këtë faqe.

TheSmokingJacket.com nuk do të përmbajë asnjë pjesë lakuriqe të trupit, e cila do
ta bënte Playboy.com – faqe jo të përshtatshme për tu vizituar gjatë orarit të punës.

Në vend të kësaj, faqja do të mbështetet në humor për të arritur audiencën e synuar
të Playboy-it, meshkujt e moshës prej 25-34 vjeç, të cilët rrinë para një ekrani të
kompjuterit, në periudha të ndryshme gjatë ditës

LAJME

Arkiv     Kolaudohet anija kozmike e pare turistike.

Virgin Galactic kolaudon në qiellin e Kalifornisë
anijen e vet kozmike për turistë.
Gjatë fluturimit të
saj 'SpaceShipTwo' qëndroi e lidhur me një avion
special i quajtur 'Kavaljeri i Bardhë' që në udhëtimet
turistike do ta udhëheqë mjetin deri në kuotën e duhur,
përpara se t'i japë  dritën jeshile.

Pritet që në 2011 anija kozmike të kryejë udhëtimin e saj turistik nëpër hapësirë dhe
bileta për këtë udhëtim super të vecantë kushton 200 mijë dollarë.
LAJME

Arkiv  Australi, shi peshqish nga qielli.

Ne nje fshat te Australise veriore me 669 banore,
ka ndodhur nje fenomen atmosferik i cuditshem.

Behet fjale per fshatin Lajamanu ku banoret kane pare
te bien nga qielli peshq dhe jo shi. Nuk behet fjale per
ndonje film fantastiko-shkencor por per nje ngjarje te
vertete. Me shume mundesi, peshqit ende te gjalle
ne rruget e fshatit, jane transportuar nga nje tornado e
ardhur nga oqeqani.
Sipas banoreve, peshqit jane me permasa te vogla, ndersa meteorologet shpjegojne se
ata jane terhequr nga tornado per rreth 15 kilometra. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Lajam-
-anu bie shi peshqish pasi gazeta lokale “Northern Territory News” shkruan se ky fenomen
eshte vene re ne vitin 1974 dhe 2004.
“Kur te bien krokodile nga qielli atehere duhet te kemi frike vertete”, shprehet me humor
nje banor.
LAJME

Arkiv   Irina:Se shpejti do te martohem me Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të martohet së shpejti
me Irina Shayk. Duket se kampioni portugez do
të mbledhë mendjen njëherë e mirë dhe do të
shtrohet në jetën cift.

"Para Krishtlindjeve do të jem gruaja e tij dhe ka
shumë të reja që pritet të ndodhin së shpejti. E dua të dashurin tim dhe jetën time.
E dua Portugalinë", thotë modelja ruse, bën të ditur e perditshmja luzitane "Correio
da Manha".

Marrëdhënia mes Irinës dhe Ronaldos ka nisur 4 muaj më parë dhe duket se do
të zgjasë shumë, pavarësisht atësisë surprizë që futbollisti i dha një bebeje lindur
nga një nënë me qira.

Ronaldo është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht për të kaluar
disa ditë pushime me djalin e tij Cristiano Jr.


LAJME nga BOTA

Arkiv          Brazil:Studentja perjashtohet nga shkolla per
          shkak te fundit te veshur


Polemika ne Brazil ku veshja e nje studenteje ne
shkolle ka ngjallur nje reagim te gjere ne mbare vendin.

Ngjarja ndodhi ne nje shkolle private te San Paolos ku
nje 20 vjecare ka shkuar ne shkolle me minifund. Por
veshja nuk u ka pelqyer bashkemoshatareve te saj, te
cilet e kane perzene nga shkolla, duke detyruar madje
edhe policine te nderhyje. Nderkohe, pergjegjesit e
shkolles kane publikuar nje deklarate ku theksojne se
e reja eshte perjashtuar nga shkolla per shkak te mungeses se respektit akademik. Ky episod
daton ne 22 tetor por eshte bere i ditur gjate diteve te fundit pas publikimit te imazheve ne YouT-
-ube ku duket qarte se vajza ka veshur nje minifund te kuq. Vajza eshte shfaqur ne shume emis-
-ione televizive, ndersa pergjegjesja per politiken ndaj grave ne bashki tha se do kerkoje llogari
per diskriminim.


LAJME nga BOTA

Arkiv  Sherbimet e mamave 1.7 milion euro.

Nëse mamatë e të gjithë botës do të nisnin t
ë bënin me pagesë shërbimet e tyre, në vend
që t'i ofronin ato gratis, atëherë fëmijët kur
të mbushnin 18 vjec do të kishin në duar
një faturë me një shifër gjigante për t'u shlyer:
1.7 milionë euro!
Mos u habisni sepse mamatë,
vecse bëjnë punën e tyre në shtet apo privat, në të njëjtën kohë janë edhe k
uzhiniere, pastruese, infermiere, shofere, mësuese e këshilltare.

Për përllogaritjen e shifrës që 'duhet paguar' janë impenjuar disa ekspertë
dhe rezultate më te detajuara do të publikohen në numrin e radhës të revistës
angeleze, "Tesco".
Mamatë harxhojnë 1600 orë për të pastruar shtëpinë, 464 orë në kuzhinë,
718 orë me rritjen e bebes, orë të tëra netëve zgjuar me merakun se f
ëmija është i sëmurë, përkushtim në ndihmën që i japin të vegjelve për
të mësuar....nëse këto shërbime do t'i bënin njerëz të ndryshëm, të punësuar,
atëherë familja duhet të paguante. Shkurt edhe saktë: Paguani mamatë më
mirë, sepse ato janë gjithnjë aty që në lindje deri sa fëmijët bëhen maxhorenë,
duke u merakosur për cdo gje dhe në cdo kohë për pasardhësit e tyre.

LAJME nga BOTA

Arkiv Kush eshte pronari i vertet i Facebook?

Kam rënë dakord me Mark Zuckerbergun për të bërë faqen
që sot njihet si Facebook, për 1000 $ dhe 50% të
aksioneve". Kështu shprehet Paul Ceglia, personi që
ka paditur Zuckerbergun dhe kërkon nga gjykata kalimin
në pronësi të tij të 84% të aksioneve të Facebook.

Personi deri më tani i panjohur për publikun e gjërë, Paul Ceglia,
ka paditur Mark Zuckerbergun për mashtrim duke pretenduar se
Facebook është një faqe që ai e ka bërë kundrejt disa kushteve, dhe se më vonë Zuckerbergu e ka mashtu-
-rar atë, duke ia marrur atij.

Sipas Ceglias, në vitin 2003, ai nënshkruan me Zuckebergun një kontratë për krijimin e një faqeje
rjeti social. Sipas kontratës, për të bërë këtë faqe, Ceglia do të merrte nga Zuckerberg 1000$ në fillim të
punës ndërsa në përfundim të saj edhe 50% të aksioneve të faqes. Gjithashtu, ishte vënë edhe një
klauzolë sipas së cilës, nëse ndonjëra palë do të vonohej nga data e parashikuar, për çdo ditë vonesë,
1% e aksioneve do t'i kalonte palës tjetër.

Sipas Ceglias, Zuckerbergu regjistroi domainin me 4 shkurt 2004, pra me 34 ditë vonesë, kështuqë
84% e aksioneve te thefacebook.com i takojnë atij.

Siç dihet, thefacebook.com është versioni fillestar i Facebook-ut to sotëm.

Se sa të vërteta janë pretendimet e Ceglias, akoma nuk dihet por një gjë është e vërtetë, kompania
e Zuckerberg-ut do të detyrohet të merret me seriozitet me këtë çështje, pasi çështja tashmë i kaluar
gjykatës dhe gjykatësi përgjegjës Thomas Brown, për qëllime sigurie ka ndaluar deri në përfundimin e
çështjes transferimin e çdo lloji fondi nga kompania Facebook në një drejtim tjetër.

Zëdhënësi i Facebook, Barry Schnitt ka deklaruar se Facebook do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje,
duke hedhur poshtë pretendimet e Paul Caglias, dhe duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Facebook aktualisht ka rreth 500 milion antarë ndërsa vlera e kompanisë mendohet të jetë
rreth 6,5 miliardë $. Mark Zuckerberg posedon 84%të aksioneve dhe sipas revistës Fortune pasuria e
tij arrin në rreth 4 miliardë $.